Gati 300 mijë profile janë fshirë nga rrjeti social Twitter, nga janari deri në qershor të këtij viti, sepse bënin propagandë terroriste. Kështu shënohet në Raportin Transparenca që është shpërndarë nga vetë rrjeti social. E në fakt lufta e Twitter-it kundër terrorizmit funksionon dhe këtë e tregon fakti se indiciet e qeverive për rrezik ka rënë në 80%. Kjo pasi Twitter tanimë është në gjendje të zbulojë shumë përdorues që duan ta përdorin platformën për të shpërndarë ide ekstremiste. Po për këtë arsye, nga gushti i vitit 205 deri në qershor të vitit 2017 janë fshirë 900 mijë llogari./ revistawho.com







