Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Lufta kundër zbokthit, jo e pamundur! Ndiqni këshillat

31/03/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 4 mins read
A A
Lufta kundër zbokthit, jo e pamundur! Ndiqni këshillat

Keni kohë që nuk vishni pulovrën tuaj të preferuar, shmangni takimet dhe intervistat e punës? Në faqen e sotme të këshillave në Bluetooth do të zënë vend gjithë mënyrat e mundshme për eleminimin e zbokthit. Zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm që është një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale. Pjesa më e madhe e të rriturve e kanë këtë kërpudhë në lëkurë. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në tabanin e flokëve. Kur ulet sasia kësaj kërpudhe në lëkurë pushon edhe krijimi i zbokthit. Lëkura e tabanit të flokëve, ashtu si edhe tërë lëkura e trupit të njeriut në përgjithësi, ripërtërihet përgjatë shkëputjes së qelizave të jashtme në leskra të vogla, shpeshherë të padukshme, të thata e të bardha. Vetëm kur këto leskra bëhen të dukshme kemi të bëjmë me zbokth. Zbokthi është një problem shumë i bezdisshëm, pasi flokët duken sikur janë të palara, veç kësaj ai shkakton kruarje, dhe rënie floku. Një tjetër problem që shkakton lidhet me fytyrën; pasi ata të cilët vuajnë nga zbokthi, janë të prirur për krijimin e akneve dhe puçrave. Ekzistojnë produkte të shumta kundra zbokthit, por ato nuk mund t’u ndihmojnë në çdo rast ose mund dhe t’u shkaktojnë alergji. Për situata të tilla janë disa zgjidhje në kushtet e shtëpisë, të cilat mund të jenë shumë më të efektshme sesa shampot kundra zbokthit. Nëse nuk keni alergji ndaj produkteve kundra zbokthit, atëherë ju këshillojmë ta luftoni atë me këto zgjidhje në kushtet e shtëpisë dhe shampot veçanërisht për zbokthin.





Si ta shmangim zbokthin?

Specialistët këshillojnë për të gjithë njerëzit që kanë probleme me zbokthin që të kenë shumë kujdes në mënyrën e larjes së flokëve. Kështu atyre u rekomandohet që të mos e hedhin shampon direkt tek flokët, këshillohet që më parë ta hidhni në pëllëmbën e dorës, pasi kështu nuk acarohet tabani i flokëve. Gjithashtu është shumë e domosdoshme të mos përdoren për flokët solucione që përmbajnë alkool pasi ai than lëkurën. Ndërkaq duhet t’i shmangeni stresit dhe të bëni gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin. Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla mund të përdoret në mënyrë të rregullt një një shampo e zakonshme kundra tij në çdo larje të kokës. Kur zbokthi është në sasi mesatare duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin kërpudhat. Kur zbokthi është në sasi shqetësuese është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv sic janë shampoja Fungoral apo trajtuesi i zbokthit Gentinor. Fungoral duhet përdorur dy herë në javë muajin e parë dhe pastaj një herë në javë apo kur lind nevoja. Kjo shmapo mund t’ua thajë flokun disa njerëzve prandaj këshillohet që ata të përdorin pak balsam në majat e flokëve. Trajtuesi i zbokthit Gentinor përdoret tre herë në javë derisa zbokthi të zhduket e më pas sa herë të lindë nevoja.


Këshilla për parandalimin e zbokthit në kushtet e shtëpisë

Këshillat e mëposhtme në kushtet e shtëpisë mund t’u vijnë shumë në ndihmë për parandalimin dhe trajtimin e zbokthit. Mund t’ju duken si këshillat e gjyshes, por disa përbërës përdoren për prodhimin e shampove kundra zbokthit. Nëse i përgatisni vete maskat, do të keni zgjidhjen 100% natyrale për zbokthin tuaj, e cila është e efektshme, dhe sigurisht çfarë ka në përbërje do ta aplikoni në kokë. Zgjidhja e parë për zbokthin është Aloe Vera. Fërkojeni xhelin e aloe verës në kokën tuaj, lëreni për 10 minuta dhe lajini flokët tuaj me një shampo të lehtë. Bëjeni këtë në mënyrë të rregullt. Në mënyrë që të trajtoni zbokthin, përdorni limonin, pasi ju ndihmon të kthejë balancën e pH në lëkurën e kokës. Përzjeni 15 ml vaj ara kokosi me disa pika limoni dhe masazhojeni në flokë. Lëreni në flokë gjatë gjithë natës dhe shpërlajini ditën e nesërme. Kjo maskë zvogëlon sasinë e zbokthit në kokë. Një trajtim tjetër i efektshëm kundra zbokthit është dhe përzierja e një luge çaji lëng limoni me 2 lugë caji uthull. Përzierja duhet masazhuar në kokë dhe më pas të shpërlahet. Zbokthi është një problem i madh për shumë njerëz. Ai jo vetëm që dëmton flokët por është dhe një dukuri e shëmtuar nga ana estetike. Një tjetër recetë është dhe vaji i eukaliptit. Përzieni disa pika me vaj me 20 ml vaj arrë kokosi dhe masazhojeni në kokë. Bëjeni këtë 2 herë në javë për disa javë. Aspirina është mjaft e efektshme për eliminimin e zbokthit. Shtypni dy tableat dhe përzjejini me shampon. Lëreni këtë përbërje në kokë për disa minuta e më pas shpërlajeni atë. Kënaja është një prej zgjidhjeve më të mira dhe për rënien e flokut dhe për zbokthin. Ndihmon në rifitimin e shëndetit të flokut tuaj. Pluhuri i kënasë i përzierë me përbërës tjerë është mjaft i efektshëm në trajtimin e zbokthit. Një mënyrë tjetër për të kuruar zbokthin në shtëpi është dhe maska e flokëve me ullinj. Përzjeni vaj ulliri me vaj bajame. Fërkojeni përzierjen në kokë dhe lëreni të veprojë për disa minuta, e më pas shpëlajeni atë.

Këshilla për kurën ndaj zbokthit:

1 – Masazhojini flokët rregullisht( për shembull kur aplikoni një maskë ose gjatë shampos). Kjo stimulon gjakun të qarkullojë në skalp dhe ndihmon në zhdukjen e qelizave të vdekura.

2 – Mundohuni të ndryshoni stilin e jetesës, nëse jeni shpesh i stresuar ky mund të jetë një shkak për zbokthin tuaj.

3 – Sigurohuni që të konsumoni vitamina B6, B12, zink, beta karroten dhe selenium në ushqimet tuaja.

4 – Shmangni përdorimin e tharëseve të nxehta.

5 – Kontrolloni produktet e flokëve, pasi ata mund t’ju shtojnë yndyrë në kokë dhe të krijojnë zbokth.

6 – Lajini flokët me shampo rregullisht.

7 – Shmangni përdorimin e kimikateve në skalp( si p.sh bojra, etj)

 

Tags: floketzbokthi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Ledion Liço me diabet

Ledion Liço me diabet








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera