Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

01/02/2026
in Breaking News
Reading Time: 1 min read
A A
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi!

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 64-vjeçare.





Prej vitesh ajo përballej me kancerin e gjirit, një betejë të cilën e kishte ndarë vazhdimisht me publikun, duke shprehur shpesh se “do të luftonte gjatë”. Rrugëtimin e saj profesional e nisi në radio më shumë se 30 vite më parë, për të vijuar më pas me prezantimin e emisioneve të ndryshme televizive dhe me autorësi të shumta.

Vitet e fundit, Rezarta Reçi iu përkushtua edhe shkrimit të librave. Ajo është autore e veprave “Kolonë Zanore” dhe “Zhbërja”, si dhe e disa botimeve të tjera me intervista dhe rrëfime personale, ku pasqyronte përvojat e saj jetësore dhe profesionale.


Në një postim në rrjetet sociale, familjarët e saj njoftojnë:

“Rezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë në të gjithë sfidën e saj të viteve të fundit.

Pritja do të bëhet pranë Agjencisë Funerale ‘Univers’, rruga ‘Bardhyl’, nga sonte ora 20:30 deri në përcjelljen për në banesën e fundit, nesër, më datë 2 shkurt 2026, ora 15:00, në Tiranë.

Me respekt, familja Reçi.”

Rezarta Reçi do të kujtohet jo vetëm për kontributin e saj të gjatë në gazetari, por edhe për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke mbetur një shembull i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në “Grammy Awards 2026”!

Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet që shkëlqyen në "Grammy Awards 2026"!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera