Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Luiza Gega shpërthen edhe në Çeki, fiton medaljen e argjendtë

15/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Luiza Gega shpërthen edhe në Çeki, fiton medaljen e argjendtë

Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka korrur një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare në këtë fillim 2017­e. Pas medaljes së bronztë të pak ditëve më parë në turneun e sallave të mbyllura në Paris, në garën e 3000 metrave, nënkampionia e Europës mori dje një tjetër medalje. irë shqiptare e të gjitha kohërave u ngjit një shkallë më lart në podium, duke rrëmbyer të argjendtën në 1500 metra. Koha e shënuar nga shqiptarja ishte 4:08.26 mes 16 konkurrenteve, një numër ky krejt i pazakontë, ku zakonisht vihen në start deri në 12 atlete. Për trajnerin Taulant Stërmasi, kjo ishte një nga garat e saj më të mira të mundshme. “Në 300 metrat e fundit Luiza ka bërë një superfinish. Si kohë kjo ishte e dyta në nivel botëror. Duhet të përmend faktin se dje Gega la pas atleten etiopiane Vorku Taye Fantu, e cila zuri vendin e parë në Mitingun e Parisit. Fillimi i garës ka qenë disi i rrëmujshëm, për shkak se edhe pjesëmarrja ishte e ekzagjeruar, plot 16 atlete. Grupi ka shkuar shumë ngadalë dhe për pak sa nuk e theu rekordin kombëtar. Deri në 1000 metra është vrapuar superngadalë.





Gjithsesi Luiza është optimiste për vazhdimësinë. Të mos harrojmë që mposhti finalisten e Lojërave Olimpike të Rios në 1500 metra, marokenen Rababe Arafi. Ne do të synojmë të marrim pjesë në një tjetër test në 1500 metra”, deklaroi për gazetën “Panorama Sport”, trajneri i suksesshëm i “Mbretëreshës së Sporteve”, Taulant Stërmasi. Kohën më të shpejtë e realizoi dje në Ostrava atletja etiopiane Aksumavit Embaje, 4:06.68, ndërsa e bronzta shkoi për bashkëkombësen e saj Fantu me kohën 4:08.56. Ndërkohë Stërmasi bëri me dije se me pak gjasa Gega do të marrë pjesë në kampionatin ballkanik në Beograd, pasi fokusi i saj është Europiani, ku edhe atje pritshmëritë janë të mëdha. “Në kampionatin ballkanik nuk kemi kundërshtar prej 2013­ës dhe akoma nuk e kemi vendosur nëse do të marrim pjesë”.


Tags: Luiza Gega
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
Next Post
The Weeknd “diss” Justin Bieber: Ta mora të dashurën

The Weeknd "diss" Justin Bieber: Ta mora të dashurën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera