Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, feston 15-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Aurelën. Këtë gjë ai e ka treguar gjatë takimit të tij me qytetarët e Pogradecit.
Për një moment Basha u shkëput nga politika dhe ndau me të gjithë këtë detaj të bukur nga jeta private. Ai u bë nostalgjik dhe zbuloi se dashurinë me bashkëshorten e ka kurorëzuar në Pogradec. “Është qyteti i dashurisë ky. Nuk e them kot. T’ju them dhe diçka personale se sot kam 15-vjetorin e martesës. Lidhjen me Aurelën e kam pagëzuar këtu në Pogradec, tek hotel Turizmi”, ka rrëfyer kryetari i PD-së. Pavarësisht se është një figurë shumë e njohur Basha flet shumë rrallë për jetën e tij private, megjithatë është shfaqur shpesh në publik me familjen e tij. Kujtojmë se nga martesa e tij me Aurelën, kreu i opozitës ka dy vajza, Dafina dhe Viktoria. /revistawho.com