Në Selanik zhvillohet edicioni i 65-të i Festovalit Rajonal të Filmit dhe Shqipëria përfaqësohet me filmin e regjisorit Florenc Papas që na sjell në vëmendje vitin ‘97.
“Luna Park” ka në qendër një nënë beqare, Mira që interpretohet nga Adriana Matoshi dhe djalin e saj Toni, interpretuar nga Orion Jolldashi. Mes vështirësive ekonomike dhe firmave piramidale, Mira nis një lidhje me drejtorin e njërës prej këtyre firmave që interpretohet nga Nik Xhelilaj.
Të gjithë e njohim kaosin e 97-ës dhe e vetmja dritare shprese mes dramave, bëhet një “Luna Park”.
ON Film Production në bashkëpunim me
Atalante Productions, Lupin Film, Sdudio Corcus, Buka Production, sjellin këtë film që bashkon disa vende të rajonit në këtë festival prestigjoz ku kanë marrë pjesë edhe yje të kinematografisë botërore.
“Luna Park” ka sot(04.11.2024) prezantimin në Selanik dhe i urojmë shumë suksese!