Lupçe, Katerina dhe Elsamedi diskutojnë për lojën dhe favoritët për të fituar çmimin e madh.
Lupçe sheh si çift të fortë Danjelin me Fotininë.
“Ai do ta fitojë se është më e fortë dashuria e tij”, i thotë ai Elsamedit.
Ndërsa për vetë, Lupçe thotë se brenda shtëpisë ka ofruar gjithçka.
“Karakter u kam dhënë të gjithëve, dashuri të gjithëve, shaka të gjithëve”, shton ai.
Elsamedi i thotë që të mos nxitohet në këtë përfundime, pasi sipas tij çmimin e madh nuk e vendos dashuria, por konkurrenti i fortë.
“Fiton konkurrenti i fortë jo dashuria e fortë. Fiton ai që është lojtar i fortë se ai është Big Brother, jo ai që jep vetëm puthje”, shton ai.