Nëse do ta bësh një person nga shenja e Peshqve të dashurohet pas teje, mbaj mend se janë shenjë uji dhe janë shumë sensitivë e preken lehtë. Ndaj këshilla e parë fare do ishte të kujdeseni për zemrën e tyre. Ata urrejnë cinizmin dhe arrogancën, ndaj mbajini mend edhe këto dy detaje.
Peshqit kanë karakter shumë të vështirë dhe janë goxha ëndërrimtarë. Ata tërhiqen nga persona që dinë të dëgjojnë dhe që nuk i gjykojnë. Kanë nevojë shumë për motivim herë pas here dhe duhet t’u kujtosh sa rëndësi kanë. Mëso të jesh i hapur për të pranuar ndjenjat e tyre. Dhe së fundmi jepu kohë të të besojnë.