Sipas “Forbes”, Taylor Swift është gruaja e dytë më e pasur në industrinë e muzikës, me vlerën neto të 740 milionë dollarëve.
Artistja e ka kaluar Madonna-n dhe Beyonce-n duke synuar fronin.
Kjo sepse pasuria neto e Taylor do të rritet akoma më shumë nëse ajo vazhdon “Eras Tour” e saj jashtëzakonisht të suksesshëm.
Sakaq vendi i parë i takon Rihanna-s. Me një vlerë neto të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh.