Madonna nuk mund të ndalojë së qeni provokuese as në Krishtlindje dhe për ta vërtetuar këtë, ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram në ditën e Krishtlindjeve video në të cilën shfaqet fillimisht me fëmijët e saj dhe më pas e veshur me të brendshme të zeza dantelle, duke parë në mënyrë sensuale kamerën. Në video, Madonna fillimisht shfaqet me një fustan me gëzof dhe një kapele babagjyshi, së bashku me fëmijët e saj David, 17, Mercy, 16, Stelle, 10 dhe Estere, 10. Më pas shfaqet foto e saj me të brendshme. Siç ndodh zakonisht sa herë që Madonna poston diçka në rrjetet e saj sociale, reagimet ishin të menjëhershme, por me këtë rast shumë fansa e pyetën se pse shfaqet me të brendshme në të njëjtën video ku shfaqet me fëmijët e saj në një ambient familjar.
“Ndihem në siklet”, tha një fans pasi pa videon. “Kush e lejon atë ta bëjë këtë?”, pyeti një tjetër, ndërsa një i tretë: “A ke për qëllim të dukesh e çuditshme?”
Siç bën zakonisht, këngëtarja nuk iu përgjigj komenteve.
View this post on Instagram








