Këngëtarja e njohur Shakira është praktikisht një gjeni, sipas një IQ-je të regjistruar.
Sipas Mensa International, ajo ka një IQ prej 140.
Disa muaj më parë, organizata me bazë në Angli publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. Ajo përmban të famshëm si Madonna, gjithashtu me një IQ 140, Quentin Tarantino me 160, James Woods me 180. Raporti përshkruan ata me një IQ më të madhe se 139 si “pothuajse gjeni”.
Mensa është një organizatë globale, jofitimprurëse e fokusuar në njohjen, zhvillimin dhe mbështetjen e inteligjencës njerëzore.
Në krye të listës janë: Rowan Atkinson me 178, Lady Gaga me 166. Ashton Kutcher dhe Matt Damon gjithashtu me 160. Lisa Kudrow dhe Cindy Crawford me 154, si dhe Ben Affleck e Steve Martin me 142.








