Aktorja meksikane Maite Perroni është vlerësuar me një çmim shumë të rëndësishëm nga GQ Aëars. 37-vjeçarja e cila dikur u bë shumë e famshme në vendin tonë nga seriali “Rebelde” dhe seriali “Kujdes nga engjëlli”, është shpallur “Aktorja meksikane më e mirë e vitit”, duke lënë pas shumë emra të tjerë të njohur të kinematografisë.Maite Perroni është kthyer në të preferuarën e publikut me serialin “Dark Desire”, që transmetohet në Netflix dhe ku ajo luan rol kryesor. Ky serial është në listën e 10 serialeve më të mirë të Netflix. Revista Vogue e ka përshkruar Maite Perronin si një nga aktoret më të suksesshme të gjeneratës së saj dhe që numëron mbi 20 milion ndjekës në rrjete sociale.