Duket se marrëdhënia e Majk dhe Majlindës ka marrë fund përgjithmonë. Shumë fansa të çiftit shpresuan për një rikthim pas lindjes së Roan, djalit të tyre. Por me sa duket Majk ka lënë pas çdo gjë dhe ka filluar një lidhje të re. Pak javë më parë në një intervistë për “Prive”, Majk la të kuptohej se është një lidhje të re, por gjërat janë vërtetuar sot. Ai është fotografuar në Selanik duke ecur për krahu me një vajzë, identiteti i të cilit nuk bëhet. Majk ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen atje e sigurisht nuk mund të mungonte e dashura e tij e zemrës.








