Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Majlinda Bregu: Ne marrim frymë në Europë, hamë dhe pimë si ata, por kemi nevojë urgjente të ndërtojmë Europën brenda nesh

09/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 5 mins read
A A
Majlinda Bregu: Ne marrim frymë në Europë, hamë dhe pimë si ata, por kemi nevojë urgjente të ndërtojmë Europën brenda nesh

9 Maji shënon ditën e Europës, dita kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Europian. Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën. Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”. Në kuadër të kësaj dite, një nga deputetet më të njohura të Parlamentit shqiptar, e lidhur ngushtësisht me procesin e integrimit të Shqipërisë në këto struktura gjatë kohë që ishte ministre ka ngritur zërin për ëndrrën e madhe të shqiptarëve. Në rreshtat e shkruara nga Majlinda Bregu ndjehet dëshpërimi i deputetes për të ardhmen e vendit të saj. “E megjithatë për sa kohë që ne nuk jemi ndarë ende nga mendimet shabllon apo instiktet politike të konformizmit e kontrollit, 9 Maji do të jetë dita e Shqipërisë larg Europës”, – është kjo një nga fjalitë e shumta ku mund të dallojmë qartë shqetësimin e Bregut. Por ajo shpreson dhe ëndërron si të gjithë ne për një të ardhme sa më të mirë. “Nëse punojmë fort dhe ndërtojmë një alternative shpresëdhënëse, nuk ka para droge e krimi që mund të mbajë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve”, – mbyll shkrimin e saj deputetja sharmante. Më poshtë mund ta lexoni të plotë opinionin e saj./revistawho.com





Për Shpresën Europiane të Shqiptarëve – Nga Majlinda Bregu

Në botën e kthjellët dhe racionale të tuneleve të nëndheshme të politikës, nuk ka asgjë me rëndësi më të madhe, sesa të gjesh arsyen në një kohë ku arsyeja e shëndoshë nuk është më një armë.
Sot në ditën Europës shumë nga miqtë e armiqtë politikë më ngjajnë se janë kapur nga një ngricë mendimi aq sa Europën e duan vetëm për retorikë e për të njomur gjuhën e cila është plot me mëri, mashtrime, premtime të pambajtura dhe tradhëti ndaj shqiptarëve që presin Shqipërinë si gjithë Europa.
Gjatë këtyre 12 viteve gati, kam dëgjuar e jam takuar me pasionantë të Europës, që rrëfejnë për të njësoj si për një dashuri drithëronjëse si dhe me pasionantë politikash antieurope, frymëzimi i të cilëve është populizmi e nacionalizmi i kohës së gjyshërve të tyre. Mirëpo e keqja nuk matet as me centimetra as me kalendar. Besoj matet me vlerën e dhimbjes që sot, pas 27 viteve, ne nuk jemi si gjithë Europa.
Ne marrim frymë në Europë. Ne hamë dhe pijmë Europë. Kafe, kapuçino, pizza, tzaziqi, verë, pasta, patatina, nutella. Ne punojmë për Europën, fason, krom, bakër, mollë, tartuf, luleshtrydhe edhe kanabis po të doni.
Ne ecim me Europë, këpucë, Fiat, Mercedes, Wolswagen, Citroen, Parket, pllaka; vishemi me Europë, flemë në Europë, dëgjojmë Europë, Moxart, Celentano, Verdi, Pavarotti, Beatles, 3 tenorët; ne lexojmë Europë Niçe, Dante, Frojdi; shohim Europë-lozim futboll në Europë, kërcejmë vals, passo dueble, martohemi, vdesim me fustane e shtrat të fundëm nga Europa.
Ne kemi jetuar dhe luftuar në Europë, jemi magjepsur nga Monaliza, Vajza me Vëth Perle, dhe rrënqethur nga Holokausti,dalim foto kudo në ura, monumente, statuja, lulishte në Europë.
Ne ishim refugjatë në Europë, trafikantë në Europë, familjarë të ndershëm në Europë, studentë të shkëlqyer e biznesmenë të ndershëm. Ne bëjmë politikë me europiane, qofshin këta ambasadorë, kolegë apo negociatorë.
Ne presim drejtësi nga Venezia e Strasburgu dhe urojmë që kriminelët të përfundojnë në Hagë e drejtësinë e korruptuar ta pastrojë Vettingu.
Cfarëdo të jetë, azil a art, arkitekturë, letërsi, udhëtim, pejsazh, pikturë, muzikë, futboll, veshje, biznes, drejtësi a luftë, Europa është fati ynë i paracaktuar. Është ëndrra, shpresa, ideali i civilizimit. Është siguria që i përkasim dhe pa të nuk bëjmë dot.
Por këtu, në këtë pjesën tonë të Europës, ky 9 maj disa i gjen si manipulatorë të perkryer të kësaj dashurie. Individë që janë gati të vënë peng jetën e njërezve kundrejt nevojës diabolike për pushtet të stërmadh.
Nuk ka fjalim, rrëfim, bashkëbisedim, ligj, reformë, antireformë, protestë, politikanë, gazetarë, shoqëri civile që si mundësinë dhe pamundësinë për një ndryshim, të mos ia veshin standarteve europiane.
Kush do të mburret flet në emër të standarteve europiane, kush do të shajë flet prap në emër të tyre.
Shumëkush nga ne që merremi me politikë sot duhet të ketë atë ndjesinë përvëluese të fajit për shëmtimin e ftohtë që i kemi bërë ëndrrës europiane të shqiptarëve. Një borxh që sot nuk është i lehtë për tu mohuar.
Sot në ditën e Europës e cila po tenton t’i kthehet bashkimit real, klimës së paqtë të një bashkëpunimi të frytshëm, duke respektuar atë që mendon ndryshe, për të gjetur të mirën e përbashkët, kushdo i fajshëm duhet ta ketë vështirë për të përballuar pasojat e sjelljes së pandershme që konflikti e vandalizmi politik ka sjellë për shqiptarët. Dëmin therës që ka sjellë makutëria egoiste për pushtet dhe ky modeli I politikës së mashtrimit e vetmashtrimit, i thurjes së fabulave politikë të cilat nuk sjellin ndryshim real, i shkelmimit të institucioneve të shtetit të cilat sot janë më të përbuzura se asnjëherë. Vetëm idealizmi narrativ, nuk na bën dot europianë.
Nuk na bën dot as nacionalizmi I gjalluar në simbolet tona kombëtarë vetëm në ditë festash a futbolli dhe as populizmi banal i retorikës tonë politike që Europën e do kudo, por detyrimin për të qenë si europianët nuk e do.


Kam menduar gjatë këto kohë mjegulle të mendimit politik se ne kemi një nevojë urgjente për të rindërtuar Europën brenda secilit prej nesh. Kam vrarë mendjen dhe ndonjëherë jam ndjerë edhe e çarmatosur nga kërcënimi i përditshëm që i bëjmë shpresës së shqiptarëve.
Më vjen ligsht sa herë sjell ndër mend europianizimin tonë anemik. Me gjasë nuk jam shumë gabim po të them se deri sot Europa ka qenë e lakmuar për të mirat që i kemi marrë, por jo për vlerat e saj. Deri sot Europa brenda nesh nuk është një sukses i plotë, por fatmirësisht as një dështim i plotë apo dëshirë e pashpresë.

E megjithatë për sa kohë që ne nuk jemi ndarë ende nga mendimet shabllon apo instiktet politike të konformizmit e kontrollit, 9 Maji do të jetë dita e Shqipërisë larg Europës.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa është ende një e ardhme e ngelur në mes të rrugës.
Unë nuk I besoj rrugëve që s’të nxjerrin në asnjë rrugë të hajrit.
Nuk besoj as se shqiptarët dhe e ardhmja e tyre kanë nevojë për radikalizime kanosëse të gjuhës apo veprimit. Jo! Ne kemi nevojë për Radikalizim të Shpresës. Ne na duhet vec shpresë!
Shpresa është ajo që bashkon Europën sot. Shpresa të bën të kapesh pas të ardhmes dhe jo të mbahesh pas së shkuarës! Kjo e ardhme nuk ka sesi të mos jetë e lidhur me Partinë Demokratike.
Ajo çeli rrugën e këtij vendi drejt Europës që sot nuk mund të ngelet një ndjesi pritjeje pambarim. Nëse punojmë fort dhe ndërtojme një alternative shpresëdhënëse, nuk ka para droge e krimi që mund të mbajë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Tags: europeMajlinda Bregu
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
Në Ukrainë edhe me Linda Halimin, kjo është dora profesioniste që i shkëlqen artistet tona në Eurovizon

Në Ukrainë edhe me Linda Halimin, kjo është dora profesioniste që i shkëlqen artistet tona në Eurovizon








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera