Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Make Up Tutorial – Gjithçka për tonin tuaj të fytyrës… – Nga Sara Karaj (FOTO+VIDEO)

15/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 3 mins read
A A
Make Up Tutorial – Gjithçka për tonin tuaj të fytyrës… – Nga Sara Karaj (FOTO+VIDEO)

Baza e makijazhit është toni i fytyrës, ndaj është shumë e rëndësishme të dimë si të zgjedhim të duhurën dhe si ta aplikojmë atë.





image1-3

Gjëja e parë më e rëndësishme është tipi i fytyrës.


Fytyrat e yndyrshme kërkojnë ton fytyre të anuar nga tonet mat. Ky lloj toni ndihmon në thithjen e yndyrës së tepërme të fytyrës dhe bashkuar me tipin tuaj të fytyrës jep përshtypjen e një fytyre të shëndetshme. Nëse do tentoni të vendosni ton me pak shkëlqim ose vajra të ndryshëm, shanset janë që të mos qëndrojë më shumë se 1 ose 2 orë në fytyrën tuaj dhe nuk do ndiheni komode me ndjesinë që ju jep.

Fytyrat e thata kërkojnë ton fytyre të anuar nga tonet me më shumë përqindje hidratanti. Toni i tillë ndihmon lëkurën tuaj në hidratimin e saj dhe nuk lejon për disa orë të ditës që fytyra juaj të duket e thatë dhe ndonjëherë e rrjepur.

Fytyrat e miksuara mund t’i përdorin të dyja, por sipas mendimit tim, janë llojet e fytyrave më të vështira për t’u përshtatur me tone të ndryshme. Ka të bëjë formula e tonit, konsistenca se sa mat dhe sa hidratant është dhe sa e yndyrshme ose e thatë është fytyra juaj në zona të ndryshme.

Një tjetër kriter i rëndësishëm në zgjedhjen e tonit është dhe përshtatja me ngjyrën e trupit tuaj. Nuk mund të hamendësosh nëse një ton fytyre përshtatet ose jo me tipin dhe ngjyrën e fytyrës tuaj.

Ekzistojnë 2 lloje ngjyrash në tonin e fytyrës që më pas vazhdojnë në tonalitete të ndryshme. E para është me bazë rozë dhe e dyta është me bazë të verdhë. Kjo është zgjedhja e parë që duhet të bëni duke parë se në çfarë ngjyre anon fytyra juaj. Më pas, për të gjetur tonalitetin e duhur, merrni një sasi shumë të vogël nga toni që keni zgjedhur dhe vendoseni në qafë. Fytyra jonë nuk ka vetëm një ngjyrë por është e miksuar, ndaj toni i përshtatshëm për ju duhet të provohet gjithmonë në qafën tuaj.

Si të vendosni tonin?

Mjaftojnë vetëm 2 mjete. E para, një furçë të madhësisë dhe formës që dëshironi (mund të shikoni tek video çfarë preferoj unë). Dy shtypje të tonit mund të mjaftojnë për fytyrën. Nëse doni mbulim më të madh mund ta shtoni pasi të keni mbaruar të gjithë fytyrën me shtresën e parë. Më pas për ta vendosur më mirë në fytyrë dhe për të hequr aksesin e tepërt të tonit, përdorim një sfungjer (Beauty Blender) të lagur. Shumë prej njerzëve që kam biseduar për këtë temë, nuk kuptonin ndryshimin pas përdorimit të këtij sfungjeri sepse nuk e lagnin më përpara. Mjafton ta vendosni tek lavamani dhe më pas me një pecetë ose peshqir të largoni aksesin e tepërt të ujit, pastaj mund ta përdorni .

Pasi keni vendosur tonin e fytyrës, e rëndësishme është që dhe ta fiksoni atë, në mënyrë që të mos ju transferohet nëpër rroba dhe të mos keni atë ndjesinë e kremit. Merrni një pudër (mund të jetë pa ngjyrë ose me ngjyrën e tonit tuaj) dhe një furçë relativisht të madhe për ta hapur në të gjithë fytyrën.

Disa nga tonet e mia të preferuara:

foto-2

foto-3

foto-4

foto-5

 

Faleminderit që më lexuat! Sara

Tags: bukuriKeshillaMake up
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Një restorant italian: Kush ha pa telefon paguan më pak

Një restorant italian: Kush ha pa telefon paguan më pak








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera