Tre persona kanë humbur jetën nga virusi i gripit në Mal të Zi. Sipas mediave malazeze, bazuar në informacionet e përcjella nga Instituti i Shëndetit Publik raportohet se në total deri tani kanë ndërruar jetë 6 persona.
Po sipas të dhënave të institutit, këta persona nuk kanë qenë të vaksinuar dhe kanë vuajtur nga sëmundjet kronike.
Po ashtu bëhet e ditur se nga 26 dhjetori i vitit 2016 deri më 1 janar të vitit 2017 tek mjekët e zgjedhur janë regjistruar 1.228 persona me simptome të ngjashme me gripin.
Sipas ISHP-së, numri i pacientëve të tillë është ulur për 3.23 për qind në krahasim me periudhën e kaluar, ndërsa në mënyrë laboratorike ky virus është vërtetuar tek 135 persona./BW