Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit 17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mallëngjen Armina Mevlani, zbuloni gjestin e rrallë që ka bërë për djalin e dhunuar nga Anjeza Shabani

18/12/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mallëngjen Armina Mevlani, zbuloni gjestin e rrallë që ka bërë për djalin e dhunuar nga Anjeza Shabani

Një nga lajmet më të bujshme të vitit 2016-të ishte pikërisht dhuna qe pësoi një vogëlush në një kopësht privat, nga administratorja e tij Anjeza Shabani. Ky lajm shkaktoi indinjatë publike pas shfaqjes së imazheve të dhunës në emisionin “STOP” në Tv Klan. Muaj pas ndodhisë, Anjeza Shabani po kryen dënimin me dy vite burg. Por ne sot kemi një lajm shumë të mirë nga vogëlushi, i cili ka nevojë për ndihmën e ekspertëve për të kaluar mbi pasojat e dhunës psikologjike që i është ushtruar. Dhe ekspertët e fondacionit të suksesshëm “Fëmijët Shqiptarë” janë gati. Gjithçka është dhuratë e modeles e blogeres bukuroshe Armina Mevlani e cila ka marrë përsipër të mbulojë të gjitha shpenzimet për vogëlushin. Gjestin e rrallë të Arminës, e cila i ka kthyer buzëqeshjen të voglit e prindërve të tij, e bëri publik vetë Fondacioni në llogarinë zyrtare të “Facebook”. “Vogëlushi që preku zemrat e mijëra shqiptarëve për shkak të dhunës që pësoi nga administratorja e një kopshti privat, (denoncuar nga emisionini investigativ “STOP”), tani do të jetë pjesë e shërbimeve të Qëndrës Rajonale të Autizmit në Farkë. I shoqëruar nga prindërit, ai ju bashkangjit festës tradicionale të fundvitit që Fondacioni Fëmijët Shqiptarë organizon për fëmijët e qëndrave të autizmit, duke gëzuar së bashku me ta. Pas vlerësimeve të bëra nga stafi i specialistëve të Qëndrës Rajonale të Autizmit, ditën e hënë ai do të fillojë terapinë ABA . Kjo terapi do të ofrohet falas për vogëlushin ndërkohë që kostot e shërbimit në Qëndër do të mbulohen nga Armina Mevlani. 4-vjeçari që përloti shumë nëna shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të vendit, falë kujdesit të prindërve që i kanë qëndruar shumë pranë gjatë kësaj kohe, sot i është kthyer buzëqeshja dhe qetësia”, shkruan Fondacioni Fëmijët Shqiptarë. Siç dihet Presidentja e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” është gruaja e ish- Kryeministrit Sali Berisha, Liri Berisha. Ajo është njëherësh edhe vjehrra e Arminës. Ky bashkëpunim tregon gjithashtu edhe për marrëdhënien e mirë të të dyjave.





 

 


Tags: Armina Mevlani
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit
Breaking News

“You are my forever Valentine”, dedikimi special i Hailey për Justin Bieber ditën e Shën Valentinit

17/02/2026
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Next Post
KONFIRMOHET/ Të reja nga ish- Zëdhënësja bukuroshe e PD-së, Laura Vorpsi shtatzënë

KONFIRMOHET/ Të reja nga ish- Zëdhënësja bukuroshe e PD-së, Laura Vorpsi shtatzënë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera