Maluma ka folur për rutinën e tij për të arritur ndryshimin fizik. Këngëtari kolumbian ka treguar se ka hequr dorë nga sheqeri dhe karbohidratet. Ai shtoi se bën palestër përditë dhe më shumë për mendjen sesa për trupin.
“Të jesh në formë është të gjesh ekuilibrin në fund të ditës. Unë ha gjithçka që më pëlqen, por i llogaris mirë porcionet e mia. Unë nuk ha sheqer, e kam hequr atë nga jeta ime. Karbohidratet pothuajse fare. ha shumë proteina dhe shkoj në palestër çdo ditë, por më shumë për mendjen sesa për trupin tim. Ti punon me një ritëm të ndryshëm kur i përkushtohesh qenies dhe shpirtit tënd”, shpjegoi kolumbiani.








