Mamaja e Justin Bieber, Pattie Mallette ndihet tepër e lumtur për praninë e Hailey Baldwin në jetën e tyre. Ditën e djeshme këngëtari publikoi një shkrim prekës ku i shpjegonte fansave, pse po largohet përkohësisht nga muzika, duke thënë se i duhet kohë për të marrë veten nga problemet e tij personale.
Në të njëjtën ditë Hailey publikoi një foto të Bieber. Në këtë postim mamaja e Justin ka komentuar duke falënderuar modelen për mbështetjen që ajo i jep djalit të saj. Mallette shtoi gjithashtu se ndihet me shumë fat për prezencën e saj.
Kujtojmë se dhe më parë Pattie është shprehur shumë e lumtur për partneren e Justin, duke theksuar se ka një dashuri dhe vlerësim të veçantë për të./revistawho.com