Teksa ka bërë shumë bujë në mediat botërore lajmi se Kesha është abuzuar seksualisht nga producenti i saj, Dr Luke, mamaja e saj vjen me një tjetër rrëfim. Ajo tregon se pse lejoi vajzën e saj të vazhdonte punën me producentin e njohur dhe se sa keq ndihet për këtë fakt. “Kesha ishte shumë e frikësuar se karrierës së saj do i vinte fundi nëse e denonconim producentin dhe ajo donte shumë të këndonte”-shprehet Pebe Sebert. “Ps një eventi që kishte shkuar me Dr Luke, Kesha më merr në telefon duke më thënë se nuk e dinte ku ishte, madje nuk kishte rroba veshur dhe ndihej shumë e sëmurë. Kur vajza filloi të normalizohej mu lut që mos shkonim në polici sepse kishte frikë. Jam penduar shumë”-mbyll rrëfimin mamaja e këngëtares.