Propozimi për martesë është një moment i paharrueshëm për çdo çift. Po kur dashuria i ka dhënë thashmë frytet, propozimi nuk mund të përjetohet më çift. Për këtë arsye një burrë në Southport të Britanisë së Madhe, Steven Tresadern mendoi të mos e përjashtonte vogëlushin e tyre 8 muajsh Carter nga ky moment kaq i rëndësishëm për familjen.
Kështu ai e harroi darkën klasike me lule e unazë, që sipas traditësh parashikon që ai të ulet në gjunjë e t’i kërkojë të martohen. Në këtë rast i vogli Carter përcolli mesazhin. Siç raporton “Daily Mirror”, kur e ëma shkoi tek djali për ta ndërruar, Hollie Peers gjeti një surprizë të veçantë. Poshtë tutave bebushi mbante veshur një “body” ku shkruhej “Mami, do të martohesh me babin?”.
Gruaja u përlot ndërsa tha një “Po!” të lumtur./ revistawho.com









