Të keqen nënoja bijo, a ma lexove letrën që Edi im të kish shkruar se si ta ndryshon jetën pushteti? Do thuash ti “po s’kish vënë emrin e tij”. Po ja edhe kjo shenje ndryshimi eshte. Me ne fund ka filluar ti vije turp te vere emrin e tij poshte atyre qe shkruan vete. Na ka shpetuar ky Bledi, se do to thoshte dynjaja u rrite u poqe dhe mbeti koke ….
Të dua si çupën e Lindës, ndaj po t’i jap nja dy porosi, si grua e vojtur, e rrahur me vaj e me uthull -si i thonë (hera herës edhe sade në fakt, pa vaj e pa uthull fare) : dëgjoma
Edin bijo! Vëri veshin kur thotë se pushteti të ndryshon. Jo në karakter. Jo në personalitet. Ky ka qenë Edi im që në kopësht. Po në të tjerat. Lere ç’gënjen Fatosi që sikur gjoja nga Parisi e mori me thonj të paprerë. Edi im gjithnjë i ka ngrënë thonjtëe s’ka lënë gjë për të prerë. “Mos o djalë në gojë ato gishta që ku s’i fut e ç’nuk zë me to”- i kemi thënë gjithnjë. Edhe dhëmbët , iu bëftë nënoja, kur ishte kryetar i PS i bëri. Sa një apartament te pallati i Koços i vajti po i ka lezet kur ia nxjerr Saliut!
Si çupës së Lindës të flas: Paç fatin e Edit tim! Sot më vishet biri me “Zegna” e “Brioni” të bëra me porosi…. ama siç e ka thënë shpirti i mamit ” nuk ka bir k*rve t’i kërkojë lekët e veta te xhepat e mi”…. Jo po t’i kërkojë po ia mbajti! Eh sa të ndryshon pushteti o bijë e nënës! Halenë e shtëpisë kishte studio pikture Edi im. Ndaj kur më thonë se “e ka kthyer në hale kryeministrinë” u them: djali pikturon! Por pushteti e ka ndryshuar. Ligje e vendime ka para -ato pikturon. Letër për letër është. Ama ky qerrata pushtet ka bërë që këto t’i shesë e të hapë ekspozita në botë, jo si atëhere, më rastë pika, kur s’ia pirdhte njeri urave të Parisit. Më fal për shprehjen por të kam si çupën e Lindës…
Kështu moj çupë e nënos kështu. Ja si të ndryshon pushtetin. Ata që dje m’i thoshin Edit “psikopat”, “pervers”, “skizofren”, “b***q**” etj etj, sot i thonë “piktori”, “i gjati”, “shefi”. Ata që m’ia shanin byçën Edit tim, sot ia lëpijnë , edhe në kuptim të figurshëm.
Pra ma dëgjoni djalin kur flet e kur shkruan. Vojti i ziu pa shtëpi. Me mua flinte në një krevat ( kur zihej me Dashin në Pezë e i ikte atij nga krevati). I miri Dashi! Mirë unë që e kam evlat, po ai ç’u thosh gruas e çiliminjve? Po fshatit? Nejse se ajo derë tërheq. Edhe Enveri në një shtrat në atë shtëpi flinte. Sot biri mamit ka sarajet e veta ne surrel, me dhurata modeste të atyre bijve të k*rvës që s’kërkojnë dot lekët në xhepat e birit tim.
Ma ndryshoi pushteti djalin e ma bëri…patriot! Pooo! Le të thonë jo po i dha çelsat e Titanës Bregoviçit, jo po paska thënë dikur “Shqipëri të kam dhjerë”… Djali ma do Shqipërinë! Nga jugu në veri e do! Të gjithën! Siç ma do edhe Lindën, që iu bëftë nëna, e siç mi ka dashur gjithë gratë e tjera. Kush të rreh – të do moj çupë e nënos. Dhe këtë as pushteti nuk e ndryshon….po ku e lashë?
Ah po! Te dashuria. Çudi e madhe kjo punë po pushteti të bëka edhe baba! Zahon nga kjo punë e kemi peshqesh. Jo po thonë pse e bëri me epruvetë në Vjenë! Po ku kishte nge djali të merrej edhe me ato punë? Na moj! Mos dëgjo se ç’ thonë maskarenjë se gjoja Edi nuk ka takat për atë punë! Po të qe ashtu, nuk do të qe i zoti as t’ia hipte popullit natë e ditë.
Hall kam po ndodhi ndonjë qamet e ma hedhin nga karrigia djalin këtë vjeshtë. Ku të mbytemi? Drurin për vete e bëjmë kabull…po çunat? Kam hallin e te voglit se tani qe nuk rron me Kristaqi dhe është zënë me Koçon, kam frike se do ja ngece Meros. E zezaaaa! Të kthehet edhe një herë ai i pari…
Çupë e nënës, pa shih sa të ndryshoka pushteti? Si bijës së Lindës të flas. T’i heqësh tim biri pushtetin është si ti heqësh nënës djalin, gruas burrin, djalit babain, artit piktorin, Milit zarin, Shqipërisë trimin e patriotin. Te lutem fol me vjehrrin se ai është doktor dhe më kupton është njëlloj si ti heqësh të sëmurit ilaçet.
Po nuk u bind i thuaj ta bëjë për Shqipërinë dhe Kosovën se po ra nga karrigia është gati ti dhjesë prapë.
Të përqafoj mama Neta
P.S: Të bëj çdo ditë like në Instagram dhe Facebook nga profili mamasë se bledit xoxo
Nuk e dimë nëse është vërtetë mama Aneta megjithatë nga ato që shkruan duket se ka shumë informacione.
Por nëse nuk është ajo jemi gati t’i botojmë./ Syri.net