Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi një ceremoni vlerësimi për figura të shquara zonjash të shoqërisë sonë, me rastin e Festës së 8 Marsit, gjatë së cilës u nderuan për kontributet dhe veprimtaritë e tyre frymëzuese një sërë intelektualesh dhe sipërmarrësesh shqiptare. Presidenti i Republikës dekoroi me Titullin “Mjeshtër i Madh” këngëtaren e talentuar e virtuoze të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare, artisten Manjola Nallbani. Pedadogia e Akademisë së Arteve ka spikatur jo vetëm me aftësitë dhe vokalin e saj të rrallë, por edhe me përçimin e dijeve dhe vlerave artistike te brezat e rinj./revistawho.com