Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Manjola Nallbani prezanton “Tingujt e shpirtit tim” mes personaliteteve të muzikës e politikës (FOTO)

18/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Manjola Nallbani prezanton “Tingujt e shpirtit tim” mes personaliteteve të muzikës e politikës (FOTO)

FOTOT: Altin Çelmeta





Ylli i muzikës shqiptare, Manjola Nallbani, e njohur për veçantinë e saj si këngëtare e të gjitha zhanreve, duke nisur nga muzika e lehtë, popullore e më tej operistike, ka prezantuar mbrëmë në një festë glamuroze albumin e saj të katërt, nën titullin “Tingujt e shpirtit tim”. Në fjalën e rastit, artistja e dashur, falenderoi të gjithë të pranishmit, duke i konsideruar atë pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të saj jetësor e artistik… “Këtë album ia dedikoj familjes sime, të cilën nuk do ta ndërroja as me 10 karriera 30-vjeçare”, u shpreh Nallbani. Pas saj në skenë u ngjitën figura të shquara të muzikës si: Zhani Ciko, Agim Doçi e Jorgo Papingji, të cilën shprehën konsideratën e tyre të thellë për personalitetin artistik të Manjola Nallbanit, si një ndër emrat e artë të muzikës shqiptare. Për të përshëndetur të pranishmit, Nallbani solli një kolazh të këngëve të saj të vjetra dhe krijimeve të reja, të cilat u shoqëruan me ovacione nga të ftuarit dhe madje disa prej tyre iu bashkuan asaj në këndim. Albumi erdhi në dy CD, njëra me këngë popullore dhe tjetra me këngë të lehta, krijime të reja por edhe ripunime të hiteve të saj. Të ftuar në këtë event, ishin personalitete të shquara të jetës artistike dhe politike të tillë si: Klajda Gjosha, Mimi Kodheli, Liri Berisha, Ardit Gjebrea, Agron Llakaj, Silvana Braçe, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Eranda Libohova, Eli Fara, Artiola Toska, Petrit Malaj, Kastriot Çaushi, Kastriot Tusha, Ardian Trebicka, Albërie Hadërgjonaj, Ardi Asllani, Rezarta Skifteri, Enada At’ Nikolla, Alda Bida, Petri Bozo, Zhani Ciko, Agim Doçi, Jorgo Papingji, Edmond Zhulali, Luan Zhegu, Dashnor Diko, Shkëlzen Jetishi, Oni Pustina, Linda Poda, etj. Për të gjithë të ftuarit Manjola shpërndau albumin e ri, me një dedikim personal…

[metaslider id=8144]


 

Tags: albumArtistManjola NallbaniPolitikeVIP
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
Next Post
Në krevat me Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Në krevat me Angelina Jolie dhe Brad Pitt








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera