Ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private, edhe pse mediat shpeshherë kanë zbuluar copëza nga jeta për këngëtaren e dashur Manjola Nallbani. Por këtë herë, e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ajo është treguar mjaft e sinqertë me fëmijët të cilët e kanë pyetur se përse nuk bën foto me bashkëshortin e saj.
“Njerëzit frymëzohen nga ne, nga muzika jonë. Ndërkohe që bashkëshorti im Sokoli, ka një profesion tjetër, është gjykatës dhe nuk i pëlqen vëmendja e tillë, e rrjeteve sociale”,- është shprehur Manjola. /revistawho.com