“Maral” nuk lë paparacët të fotografojnë djalin: Do ma marrin mësysh
Pak kohë më parë, aktorja e njohur turke Hazal Kaya, u bë nënë për herë të parë. Prej atij momenti, ajo dhe bashkëshorti i saj Ali Atay e kanë ruajtur vogëlushin me fanatizëm, duke mos e bërë publik imazhin e tij në asnjë moment. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur Hazal është përballur me paparacët në rrugë. Sapo i ka parë ajo ka mbuluar fytyrën e djalit. “Aman mos na e fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh”, u shpreh aktorja. Kaya u pyet edhe për kilet që i kanë mbetur pas lindjes, por ajo u shpreh se nuk i intereson asgjë para shëndetit të djalit.