Gjatë një interviste të fundit aktorja e “Barbie”, Margot Robbie u pyet nëse ajo e gjen veten tek shenja e saj e horoskopit, Gaforrja.
Margot vuri në dukje se ajo nuk “identifikohet” me Gaforren dhe madje një herë e pyeti nënën e saj nëse ajo kishte lindur vërtet më 2 korrik.
“Unë nuk identifikohem vërtet si Gaforre, për të qenë e sinqertë me ju. Gjithçka që kam dëgjuar ndonjëherë për Gaforret nuk më tingëllon si unë: se ata janë shumë të ndjeshëm, i tregojnë emocionet e tyre dhe janë njerëz për shtëpi”, tha ajo. “Unë e urrej të jem në shtëpi, nuk jam e ndjeshme dhe nuk i tregoj emocionet e mia. Dhe kam kontrolluar dhe ri-kontrolluar dyfish shenjat në hartën time astrologjike dhe të gjitha ato gjëra”, tha Margot.
Margot e konsideron veten më të lidhur me shenjën e Binjakëve.
“Mendoj se jam më shumë një Binjak”, tha aktorja.
Dhe si Margot Robbie ka edhe shumë njerëz të tjerë që mund të mos ndihen si shenja në të cilën kanë lindur. Dhe për këtë ka një sqarim!
Të gjithë kemi një hartë astrologjike të bazuar në pozicionet e planeteve në momentin e lindjes. Prandaj dhe është i rëndësishëm gjetja e ashendentin, shenjës së hënës, Venusit, Marsit e me rradhë. Nga harta astrologjike e Margot Robbie shihet se aktorja e ka hënën në shenjën e Akrepit, çfarë do të thotë se ajo ndjenjat e saj i mban brenda vetes, kjo është edhe arsyeja pse nuk i duket vetja aspak si Gaforre.
Gjithashtu pas moshës 25 vjeçare (Margot është 33 vjeç) shfaqim karakteristikat e shenjës ashendente dhe jo të shenjës së diellit. Interesante është që Margot ka shenjë ashendente gjithashtu Gaforren. Mirëpo siç e identifikon ajo veten si Binjak, disa karakteristika thuajse të njëjta ka edhe Gaforrja. Binjakët njihen për faktin që ku i sheh sot, nuk i sheh nesër. Dhe gjithashtu edhe Gaforret nuk janë aq të vendosur.
Përmendim më tej se Venusin, planetin e dashurisë aktorja e në Binjak, ç’ka tregon se ajo vetë në dashuri apo marrëdhëniet me njerëzit nuk i përjeton emocionet si një Gaforre.
Vlen për tu shtuar fakti se aftësia e saj për të trajtuar role komplekse si Harley Quinn apo Barbie, tregon qartë që kemi të bëjmë me një person me shenjë uji. Në astrologji, elementi i ujit konsiderohet gjithashtu më femëror nga të gjithë elementët dhe nuk ka të bëjë fare me gjininë. Në vend të kësaj, ai është përfaqësues i ndikimit delikat por tepër të fuqishëm që Margot ka në botë. Rrjedhshmëria e saj emocionale është komplekse dhe e pakapshme, gjë që, nga ana tjetër, e lejon atë të mishërojë pa mundim një kaleidoskop personalitetesh./revistawho








