Margot Robbie ka zbuluar një sekret tronditës pas skenave të saj nudo në xhirimet e filmit “The Wolf of Wall Street” së bashku me Leonardo DiCaprio. Aktorja tha se kishte një dhomë të tërë plot me ‘merkin’ (paruke gjenitale). Robbie pohoi se ndihej rehat duke filmuar skena erotike për filmin e saj të ri “Babylon”, sepse ajo kishte bërë tashmë skena të plota nudo në rolin e saj të vitit 2013.
“Ata kanë gjëra të quajtura merkins, që është si një parukë që është për organet gjenitale. Më kujtohet për Wolf of Wall Street, ishte një dhomë e tërë me merkin. Njerëzit hynin dhe zgjidhnin një. Ishte magjepsëse.”