Duket se këngëtarja Mariah Carey nuk e duron dot Beyoncen, kjo ka qënë edhe arsyeja që ajo është zemëruar më të fejuarin e saj, James Packer.
Jo se Beyonce ishte aty prezente fizikisht dhe Carey është inatosur sepse në dhomën e saj dëgjohej një prej këngëve të yllit të popit.
Sipas një burimi të HollywoodLife, Carey është inatosur aq shumë me të fejuarin e saj sa ka hedhur laptopin nga dritarja.
“Për të ia kthyer humorin, ai e kishte vendosur këngën ‘Crazy in Love’ dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi. Mariah e hodhi kompjuterin e tij nga dritarja. Ajo doli nga dhoma duke bërtitur”, ka thënë ky burim.







