Mariah Carey ndezi skenën në Barclays Center të martën, më 17 dhjetor, në Brooklyn, duke përmbyllur me sukses turneun e saj festiv “Christmas Time”. Shfaqja tërhoqi vëmendjen e shumë të yjeve, përfshirë Rihanna-n, e cila ndau një moment mjaft të veçantë dhe humoristik me “Mbretëreshën e Krishtlindjeve”.
Në një moment që ngjalli reagime të shumta nga turma, Mariah Carey i dha një autograf Rihannës në gjoks.
“Mariah Carey po nënshkruan mbi gjoksin tim. Kjo është epike!” deklaroi këngëtarja 36-vjeçare në një video që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Siç pritej, momenti u bë viral dhe mori vëmendjen e miliona fansave online.
Turneu i Carey shënoi një rikthim triumfues pas anulimit të disa koncerteve në qytete si Pittsburgh, Newark, New York dhe Belmont, për shkak të një gripi që e kishte detyruar të merrte pushime. Turneu me 20 data u njoftua në gusht dhe nisi më 6 nëntor në Highland, Kaliforni.