Robin dhe Marigona Krasniqi janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur pak më parë nga Robini, i cili publikoi dy foto, një me Marigonën dhe djalin e një tjetër vetëm me djalin e porsalindur.
“Falenderimi i Takon Zotit. Sot une u bera Babë. Zoti ma mundesoj te kem qe nga sot nje Djale..
Ma mundesoj qe endrren me te bukur ne jete ta realizoj dhe ta perjetoj, e sot e mbaj ne duart e mia per here te pare dhe nuk ju besoj syve te mi… Ndjenja me e bukur ne jete qe me ben te dal nga vetja ishte takimi i pare me ty, kur t’i pashe syte e tu per here te pare une u permbusha”, shkruan boksieri.
View this post on Instagram