Marina Vjollca i ka surprizuar të gjithë në skenën e ‘Klanifornia’ teksa është shfaqur në rolin e ‘Mjaftimes’. Përveç moderimit, bukuroshja ka treguar se mund ta finalizojë me sukses edhe një skeç aktrimi. Roli i Marinës është pritur shumë mirë nga të gjithë të pranishmit në sallë, të cilët nuk kanë rreshtur së qeshuri dhe duartrokituri moderatoren.
Në rolin e një vajze që kërkon të martohet, në krah të aktorëve të njohur si Visjan Ukcenaj dhe Lisa Kujofsa, Vjollca ka shkëlqyer me këtë rol dhe ka shkaktuar mjaft ovacione në skenë.
Me siguri pas këtij momenti të suksesshëm Marina do të shfaqet sërish në role të ndryshme, pasi publiku e ka dhënë aprovimin e tij./revistawho.com