Kijuesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, është bërë baba për herë të tretë. Zuckerberg ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirë se erdhe në botë, Aurelia Chan Zuckerberg! Je një bekim i vogël,”- ka shkruar ai në “Instagram” dhe në të njëjtën kohë ka postuar një foto të gruas së tij dhe të të porsalindurës. Aurelia është vajza e tretë e Zuckenbergut.