Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes! 21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club 21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen 21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri!  21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani… 21/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Mark Zuckerberg dhuron 3 miliardë dollarë “për të kuruar të gjitha sëmundjet”

23/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Mark Zuckerberg dhuron 3 miliardë dollarë “për të kuruar të gjitha sëmundjet”

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan njoftuan sot se fondacioni i tyre do të dhurojë 3 miliardë dollarë për të zhvilluar një plan për “kurimin e të gjitha sëmundjeve” deri në fund të shekullit XXI.





Synimi nuk është që mos të ketë asnjë të sëmurë, shpjegoi Chan, por të ketë një rënie drastike në numrin e të sëmurëve në të gjithë globin. Ky donacion do të administrohet nga Nisma Chan Zuckerberg. Kjo nismë ka si qëllim t’u japë mundësinë hulumtuesve shkencorë të fokusohen në projekte më të rrezikshme dhe të kenë mundësi të punojnë si kodues në një startup ambicioz në Silicon Valley.

“Kështu do të kemi mundësi të shikojmë projekte që mund të kërkojnë 20 apo 50 vite”, thotë Zuckerberg.


Drejtuese e projektit do të jetë neurobiologia Cori Bargmann, e cila ka dhënë kontributin e saj në disa studime shkencore mbi kancerin e sëmundje të ndryshme.

Ja cilat janë tre synimet kryesore të Nismës Chan Zuckerberg.

Të mundësojnë bashkëpunimin midis ekipeve të shkencëtarëve dhe laboratorëve në universitete të ndryshme në të gjithë botën, për periudha të gjata kohe.
Të fokusohen në zhvillimin e mjeteve të duhura për zhdukjen e sëmundjeve dhe jo vetëm për trajtimin e tyre.
Për të përmirësuar dhe zgjeruar financimet shkencore edhe më shumë.
Hapi i parë për arritjen e këtyre synimeve do të jetë bashkëpunimi midis Universitetit Stanford, Universitetit San Francisco dhe Universitetit Berkeley, i quajtur Biohub.
Projekti i parë i Biohub do të fokusohet në krijimin e një harte të funksionit dhe vendndodhjes së çdo qelize në trup, që do të quhet “Atlasi i qelizave”. Ky atlas do të shërbejë si një burim me rezolucion të lartë për të gjithë biologët që duan të zhdukin origjinën e sëmundjes.

Projekti i dytë i Biohub, “Nisma për sëmundjet ngjitëse” do të fokusohet në zhvillimin afatgjatë të mjeteve për zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse.

Shkencëtarët në të tri universitetet do të kenë gjithashtu mundësi të punojnë për një periudhë 5-vjeçare për ide të rrezikshme dhe ambicioze, që nuk financohen nga burime tradicionale.

Tags: mark zuckerberg
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club
Breaking News

“Janë munduar ta lënë në hije”, Luizi bën dedikimin e veçantë për Kiarën në BBV Fun Club

21/12/2025
Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen
Breaking News

Tha gabim emrin e të eliminuarit? Jonida Vokshi thyen heshtjen

21/12/2025
Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 
Breaking News

Pas një shkëputje të gjatë, Romeo Veshaj paralajmëron projektin e ri! 

21/12/2025
Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…
Breaking News

Selvija zbulon pyetjen që i bëri Shpati për hyrjen në BBV: Prita deri tani…

21/12/2025
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit

20/12/2025
Next Post
Horoskopi 22 shtator

Horoskopi 23 shtator








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera