Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde! 12/02/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin 12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot! 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Marrëdhënia speciale e Maria De Flippit me Gabrielen, ja çfarë nuk dimë për djalin e saj

26/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Marrëdhënia speciale e Maria De Flippit me Gabrielen, ja çfarë nuk dimë për djalin e saj

Maria De Filippi është një nga prezantueset italiane më të njohura në Shqipëri, por, pak nga ne e dinë që ajo është mamaja e një djali të adoptuar, Gabriele-s. Madje marrëdhënia mes tyre, është si e çdo nëne me djalin e saj.





“Kam qenë një mama shumë ndërhyrëse. Pastaj erdhi një çast kur ai më tha “ndal” dhe kam bërë prapa…Por megjithatë kam gjetur mënyrën për t’u informuar për atë që bën”, ka thënë ajo për “Corriere.it”, shkruan “Class”. 

Ata janë një familje si gjithë të tjerat, që kanë kaluar shqetësimet e kuptueshme gjatë adoleshencës së djalit, por edhe janë ndier krenarë për të, siç e ka shprehur Maurizio Costanzo, bashkëshorti i Maria de Filippi-t në një intervistë për Chi, gjatë pushimeve në Ansedonia, në 2013, kur Gabriele mbushi 21 vjeç: 


“Këtu në Ansedonia e kemi parë djalin tonë të rritej mes dashurive të para, konfidencave dhe zhgënjimeve të vogla. Ka qenë pikërisht koha e kaluar këtu që më ka lejuar ta njoh më shumë, të njoh një fëmijë që tani është bërë burrë. Kam parë Gabriele-n të rritet, të mbyllë studimet, të komunikojë dhe punojë. Dhe përmes heshtjeve të tij, emocioneve dhe ndonjë zbulimi nga ana e Maria-s, kam jetuar dashuritë dhe zhgënjimet e tij të para. Sapo Gabriele niste një histori me një vajzë, mua më dukej e duhura, ndëkohë ata ndaheshin”. 

Po çfarë dihet për djalin e Maria-s dhe Maurizio-s? Gabriele Costanzo eshtë adoptuar që kur ishte 12 vjeç, në vitin 2004 nga Maria de Filippi dhe bashkëshorti i saj, i cili ka edhe dy fëmijë më të rritur nga martesa e parë. Sot, në moshë 24 vjeçar, punon në redaksinë e emisionit të drejtuar nga Maria de Filippi “Uomini e Donne”. Për të, dihet me të vërtetë pak, ato që zbulohen nga ndonjë foto e pushimeve të familjes, por edhe ato që thuhen në intervista nga prindërit.  Dhe e para gjë për t’u theksuar është që Maria është një mama shumë e dashur dhe shumë xheloze, edhe Maurizio nuk mbetet pas dhe është edhe shumë i kujdesshëm, sipas asaj që ka treguar për revistën Chi.

“I them gjithmonë të ketë kujdes kur nget dhe ai më përgjigjet që unë e di tashmë që ai është i kujdesshëm dhe duhet të kemi besim”.

Po të gjykosh nga fotot bashkë, duket që mama e bir merren vesh mirë dhe argëtohen shumë kur janë bashkë. Djali i ka dhënë një kuptim të veçantë jetës së saj dhe janë tashmë të pandarë, bashkë në shtëpi, bashkë në punë, bashkë edhe në pushime!

Costanzo Junior është një djalë i gjatë, brun dhe duket që ka humorin e të atit duke parë sa e argëton të ëmën me batuta. Maria e ndjek hap pas hapi, sidomos tani që ai ka hyrë në botën e saj dhe i jep këshilla, pa ia kursyer kurrë dashurinë.

“Gabriele më ka bërë të nxjerr një anë që e dija që e kisha, por nuk e shprehja, ka deklaruar për Chi ca vite më parë. – Është një shok i veçantë: kur ishte fëmijë përkëdhelej ai, tani rolet janë përmbysur. Është shumë i dashur, kërkon të jemi afër dhe hapet me mua”.

Ai është njeriu që ka plotësuar dhe mbushur jetët e prindërve, duke u dhënë gjithmonë e më shumë qetësi./ Class

043eb63e335a2a24bd66fca8ab97535b

45865e5f6aed1941ea94ed8bc3f3c296

 

Tags: maria de filippi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!
Breaking News

Alida Hisku ia dhuroi këngën Taynës: Nuk e shita, më dërgoi vetë diçka simbolike!

12/02/2026
Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!
Breaking News

Angela Martini na dha një superkëshillë për këtë Shën Valentin!

12/02/2026
Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!
Breaking News

Orlando Bloom na prezantoi me të dashurën e re, kapitulli i ri pas Katy Perry-t!

11/02/2026
Next Post
VIDEO/ Ndihmuan Reantën, përlotet Noizy: Kurrë s’jam ndjerë më i plotësuar; Ja lista e djemve të famshëm që e mbështetën

VIDEO/ Ndihmuan Reantën, përlotet Noizy: Kurrë s'jam ndjerë më i plotësuar; Ja lista e djemve të famshëm që e mbështetën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera