Olsi Bylyku ka reaguar pas takimit të papritur me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ai ka postuar një video nga studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja, ndoshta si formë reagimi ndaj zhvillimeve të fundit.
Në një story të postuar në Instagram, ai shkruan: “Ju falenderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC. (screenshot)”








