Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Marsela Çibukaj: Kam vendosur të qëndroj larg sfidave të korruptuara

09/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Marsela Çibukaj: Kam vendosur të qëndroj larg sfidave të korruptuara

Marsela Çibukaj është ndër të paktat artiste që ka ditur se si të marrë famë me muzikë të mirë, larg bujës mediatike. “Më pëlqen që muzika të mbetet diçka që dëgjohet, mbi të gjitha, jo të shihet”, shprehet këngëtarja, që shquhet për zërin unik. Shpeshherë e kanë krahasuar me Adele, por duket se kjo nuk e bezdis, pasi për të është vlerësim të ngjasojë me divën ndërkombëtare. Javët e fundit po e shikojmë ndryshe, në emisionin e ri “Në një javë”. Ndër performancat më të spikatura ka qenë edhe imitimi i Olta Gixharit, që ashtu si vetë Marsela na thotë, e mori me shumë sportivitet. Në jetën private ndihet e realizuar, edhe pse na kursen detaje rreth pyetjes nëse ka dikë në krah. Për vitin e ri që po troket, Marsela ka marrë disa vendime, që i ndan në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”. “Kam vendosur disa gjëra për këtë vit. E para, të mos marr më pjesë në konkurrime muzikore në Shqipëri, sepse nuk më pëlqen fakti që muzika është sfidë dhe çmime, ndërkohë që muzika është liri shprehjeje. Duhet të jetë e lirë nga çdo faktor i jashtëm, sidomos nga krahasimet, sfidat shpeshherë të korruptuara dhe që devijojnë nga koncepti “muzikë”, për mua. Dhe e dyta, të prezantohem te publiku me një projekt më të kompletuar, siç është albumi mbi të cilin po punoj, pasi mund të tregoj më shumë nga vetja”, ka thënë artistja.






Tags: korrupsionmarsela cibukajmuzikesfidavendim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Dorina Tiko: “Kiss”, një dedikim për të dashuruarit

Dorina Tiko: “Kiss”, një dedikim për të dashuruarit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera