Miliarderi Rupert Murdoch, i cili pas pak ditësh do të festojë 93-vjetorin, është fejuar me partneren Elena Zhukova.
Pas fejesës, ai pritet edhe të martohet, megjithëse nuk është specifikuar data e ceremonisë.
Dasma me të dashurën 67-vjeçare ruse do të mbahet në Kaliforni.
Lajmin për fejesën e 92-vjeçarit me biologen e njohur, e cila u largua nga Rusia dhe jeton prej tre dekadash në Shtetet e Bashkuara, u bë i ditur fillimisht nga “New York Times”.
Dasma vjen vetëm disa muaj pasi Murdoch dha dorëheqjen si kryetar i Fox News, duke i dhënë fund një karriere prej më shumë se shtatë dekadash në krye të kësaj media.








