Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama së fundmi u ul për të diskutuar librin e saj të ri “The Light we Carry”, prindërimin dhe martesën. Ky diskutim ndodhi gjatë emisionit Revolt, ku lidhur me marrëdhëniet, Michelle u shpreh se si ndonjëherë, të rinjtë dorëzohen shumë shpejt.
“Njerëzit mendojnë se tregohem e ligë që e them këtë, por ka pasur 10 vite ku nuk mund ta duroja burrin tim. Dhjetë vjet! Dhe e dini kur ndodhi? Kur fëmijët ishin të vegjël”, tha Michelle, 58 vjeç.
Barack Obama dhe Michelle kanë dy vajza: Malia, 24 vjeç dhe Sasha, 21. Të dyja hynë në Shtëpinë e Bardhë në moshën 10 dhe 7 vjeç. Ish-Zonja e Parë vazhdoi duke thënë se fëmijët kanë kërkesa dhe lodhjen që kishin e kthenin nga njëri-tjetri.
“Martesa nuk është 50/50, kurrë. Ka raste që jam 70; ai është 30; ka raste që ai është 60, 40. Ne kemi qenë të martuar për 30 vitë. Njerëzit heqin dorë për pesë vite dhe thonë nuk e duroj dot”, tha Michelle.








