Bukuroshja Ciara është një nga ato këngëtaret feministe të cilat zor se prisnim të lidhte ndonjëherë kurorë. Në disa nga këngët e saj shprehet shumë qartë irritimi që ajo ka për meshkujt e cila vjen si pasojë e ndarjeve dhe lëndimeve të shumta që ajo ka kaluar në jetë. Mesa duket Ciara ka vendosur të lërë pas krahëve të kalurën e hidhur dhe të rinisë jetën e saj bashkëshortore. Ajo u martua ditën e mërkurë me atletin Russell Wilson dhe ceremonia martesore ishte thjesht përrallore. E gjithë ceremonia u zhvillua në kështjellën Peckforton në Britaninë e Madhe. Ciara dhe Russell kishin rreth 100 të ftuar dhe secili prej tyre kishte 8 shoqërues ndër të cilët edhe personazhe të njohur si Kelly Rilland. Ai që solli unazat ishte pikërisht djali i vogël i Ciara-s ndërsa veshjet e shoqeruesve ishin dizenjuar individualisht nga Michael Costello.