Eglein Laknori, aktori i njohur i “Apartamentit 2xl”, në fakt i ka dhënë fund beqarisë në shtator të vitit të shkuar. Por me sa duket, ai dhe bashkëshortja e tij Ana nuk ishte celebruar ende. Këtë vendosën ta bëjnë sot duke zgjedhur si dëshmitarë një tjetër çift shumë të njohur e të dashur për shqiptarët, Amin dhe Ermalin. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë prezantuesja duke shpërndarë në Instagram këtë pozë nga gjendja civile. “Ligjërisht Znj dhe Z Laknori! Zoti ju bekoftë miqtë e mi!”, shkruan me dashuri Ami. Urime e jetë të lumtur çiftit!/ revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BStdbLflLl8/?taken-by=amardatoska