Ky shtator mirëpriti dhe dasmën e djalit të ish-deputetit të LSI në qarkun e Lezhës, Gjovalin Kadelit i cili ndërroi jetë para pak muajsh pasi vuante nga probleme të rënda shëndetësore. Kadeli u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare pasi u diagnostikua nga pankreasi akut dhe fatkeqësisht nuk mundi t’ja dilte dot betejës me sëmundjen. Sot djali i tij Adi ka kurorëzuar dashurinë e tij përkrah gruas që ka zgjedhur të kalojë jetën. E pranishme ka qenë dhe Monika Kryemadhi e cila ka vendosur të kujtojë të ndjerin nëpërmjet disa fjalëve prekëse: “I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë e martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani që nuk është më i vogël, por burrë që na priti të gjithëve sipas traditës që ti i mësove. Të të trashëgohet djali Gjovalin. Jam e bindur që ti po sheh nga lart dhe po gëzon.”/revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BYlGTdkjR2v/?hl=en&taken-by=monika.kryemadhi