Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Martohet idhulli i bardhebluve, ja fotot nga xhamia dhe fusha e blertë

15/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Martohet idhulli i bardhebluve, ja fotot nga xhamia dhe fusha e blertë

“Të dielën u martove, të hënën në punë shkove”, nuk është një varg që i shkon për shtat Gentian Muçës. Sepse më mirë do të qëndronte vargu: Të dielën u celebrove, të dielën në punë shkove, e prapë në darkë u martove”.
Zv.kapiteni bardheblu i Tiranës, Gentian Muça, i jep fund këtë fundjavë beqarisë. 29- vjeçari, idhulli i tifozëve, fanatiksi i ditëve të para, ka tre ditë që ka hapur zyrtarisht ceremoninë e martesës.





Dhe ka zgjedhur Agin, vajzën simpatike e të shkathët, krejt e kundërta në tip me personalitetin që shfaq Genti. Në fakt, kushdo nga fanatiksat, që shpeshherë e kërkojnë edhe për kapiten të skuadrës do të habiteshin: Genti i qetë!?

image


Të gjithë e mbajnë mend Gentin me megafon në dorë, kur pasi kishte shënuar një gol të vlefshëm në derbin me Partizanin, mori megafonin, doli përpara tifozëve, dhe këndoi e bërtiti bashkë me ta.

Në karrierën e tij futbollistike, djaloshi i bukur që nuk ka marrë asnjë karton, bëri një gjest rikthimi drejt tifozërisë. Kjo e diel, për të, në karrierën e vet, do të jetë më e veçanta. Ka vendosur të martohet, por ka vendosur (dhe trajneri i Tiranës Ilir Daja), të luajë edhe kundër Skënderbeut, në një ndeshje, kaq të rëndësishme për Tiranën në këtë momente.

image

“Bluetooth” ka arritur të marrë informacione se çdo të ndodhë me zv,kapitenin bardhë e blu. Makinat do të ecin drejt shtëpisë së vajzës, për të nxjerrë nusen nga dera e shtëpisë së vet, të dielën në mëngjes. Në fundjavë, nuk e ka shmangur xhaminë. Gent Muça, është praktikant i fesë myslimane.

Ndaj ka vendosur që ceremoninë ta zhvillojë edhe në xhami, ku për herë të parë vjen një foto e tij me Agin duke u lutur. Ai i veshur me kostumin e dhëndrit, dhe ajo, një nuse e mbuluar me të bardha. Gent Muça, sa të marrë nusen e ta lërë në shtëpi, do të vrapojë drejt e te ekipi që do të jetë në grumbullim. Dhe më pas surpriza.

E si mund të martohet Genti jashtë fushës së blertë? Pikërisht në shtëpinë e bardhebluve, te “Selman Stermasi” me një spektakël që do ta dëshironte gjithkush, Genti dhe Agi do të kryejnë edhe ceremoninë e martesës, në sy të tifozëve bardheblu, por edhe miqve korçarë që mund të kenë mbushur stadiumin.

Do të ketë fare pak momente për të hequr kostumin e dhëndrit dhe për të veshur fanellen bardheblu. Nuk është shumë e qartë nëse do kemi një nuse që do të shohë ndeshjen në tribunë, apo do të kemi vetëm një dhëndër në fushë.

Ajo që dihet me siguri, është fakti se, nëse Genti shënon ndonjë gol, valle e haeng do të ketë dhe në fushë. Po fundja, ç’rëndësi ka!? Ndeshja Tirana-Skënderbeu është shumë e rëndësishme. Jo vetëm për dhëndrin, për të gjithë.

Një ndeshje, i ka të tria rezultatet brenda. Por nëse Tirana fiton, kjo do të jetë një dhuratë e rëndësishme e gjithë klubit e tifozërisë bardheblu për këtë dasmë. Sidoqë të jetë, te Iliria Palace në mbrëmje do të ketë festë. Sepse as humbja, as barazimi (që lojtarëve të ekipit nuk u shkon në mend para dasme) nuk do të prishin festën e djegies së shamisë së beqarit për njeriun e Tiranës, Gentian Muça.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
Next Post
Foto/ Mëngjesi i çuditshëm i Devis Mukës

Foto/ Mëngjesi i çuditshëm i Devis Mukës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera