Ditën e djeshme, reperja e njohur, Nicki Minaj është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Keneth Petty. Këtë lajm e zbuloi vetë reperja me anë të një postimi në ‘Instagram’ në të cilën dukeshin dy gota ku shkruhej ‘Zoti dhe Zonja’. Gjithashtu dukej dhe një dorezë basebolli me lëkurë ngjyrë ari ku shkruante ‘nusja dhe dhëndri’. Duket se ceremonia e tyre ka qenë tepër private dhe sekrete pasi askush nuk e dinte se kjo gjë do ndodhte kaq shpejt. Nicki dhe Keneth e zbuluan lidhjen e tyre në fund të vitit të kaluar, edhe pse ata njiheshin që adoleshent e Nicki shpeshherë i është referuar si “dashuria e parë”. Fansat e këngëtares janë në padurim për të parë ndonjë publikim nga dasma e këngëtares por ende nuk është zbuluar asgjë.