Lajmi për lindjen e një fëmije nga një mashkull bëri xhiron e botës në vitin 2008. Nëse ju kujtohet bëhet fjalë për Thomas Beatie i cili solli në jetë një vajzë. Ai është nje transgjinor, dikur femër, i cili vendosi të mbajë organet riprodhuese edhe pse vendosi të kalojë pjesën tjetër të jetës si mashkull. Ai ka nisur trajtimet hormonale që në moshën 23 vjeçare.
Beatie ka realizuar ceremoninë martesore me bashkëshorten e tij të dytë e cila quhet Amber Nichols. Ceremonia martesore është zhvilluar në Phonix, Arizona ku ka qënë pjesmarrëse dhe vajza e tij Suzan e cila sot është 8 vjeç.
Suzan erdhi në jetë nga marrëdhënia që Beatie kishte me bashkëshorten e parë Nancy. Së fundmi ai është shprehur se dëshiron të ketë fëmijë të tjerë pasi shtatëzania është një ndjesi e papërshkrueshme.
Burimi:Daily Mail






