Ndoshta ju nuk e dini, por gështenja përdoret gjerësisht në fushën e kozmetikës, dhe trajtimet SPA në shumë qendra bukurie dhe estetike në botë.
Falë kripërave minerale dhe cilësive të tyre ushqyese, gështenjat kanë aftësinë të tonifikojnë dhe rigjallërojnë lëkurën. Ne po ju sjellim dy maska me gështenja njëra për fytyrën, tjetra për flokët.
Përbërësit për maskën e fytyrës:
20 gështenja të ziera
1 lugë kafeje me mjaltë natyral
1 lugë kafeje me vaj bajamesh
1 lugë kafeje me lëng portokalli
Përgatitja: Përziejini mirë të gjithë përbërësiit në blender derisa të bëhet një masë kremoze homogjene. Shpërndaje në fytyrë dhe qëndro shtrirë për 25 minuta. Shpërlaje me ujë të vakët pastaj të ftohtë.
Maskë për të rigjeneruar flokët nga ndryshimi i stinës:
Gështenjat janë shumë të dobishme për flokët e sfibruar, të thatë dhe të dëmtuar.
Përbërësit:
20 gështenja të ziera
1 filxhan (kafeje) me vaj sinapi
1 avokado
Përgatitja: Përzieji mirë derisa të përftohet një masë kremoze e cila mund të përhapet lehtësisht në flokët tuaj. Shpërndajeni me kujdes nga rrënja deri tek majat. Mbajeni për 2 orë këtë maskë duke e mbështjellë kokën me një peshqir të ngrohtë. Lajini me një shampo delikate me përmbajtje bimore./noa.al








