• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Maturantet shqiptare sot, Blerina Bombaj: Çfarë boshllëku, lexoni goca se do bëheni nëna nesër!

Blerina Bombaj, dietologe e njohur dhe pjesë e ekranit me rubrikën e saj te “E diela shqiptare” që mban emrin “Për drekë me mua”, ka reaguar ashpër ndaj maturanteve të vendit tonë. Ajo ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë ku shprehet që ndihet e indinjuar për brezin e sotëm, të cilët janë të zhytur “në vanitet”.
“Këto maturantet tona vetëm Kim Kardashianin ndjekin? Ua, ua, ua, çfarë sajesash, çfarë (zh)veshjesh, çfarë boshllëku! Nisur nga çfarë më del përpara në Facebook, asgjë personale. Nuk mund të mos shpreh trishtim për brezin e ri të zhytur në vanitet. Goca, merruni me sport dhe lexoni libra, do të bëheni nëna dhe do të edukoni të ardhmen!”, thotë Blerina.
Eh, ndryshojnë kohët!/ revistawho.com