Historia e stuhishme e dashurisë mes lojtarit argjentinas Mauro Icardit dhe modeles Wanda Nara vazhdon të bëhet kryefjalë edhe pasi ka përfunduar. Teksa Wanda ka nisur një lidhje me këngëtarin L-Gante, futbollisti tashmë po takohet me një aktore të njohur turke, e cila thuhet se ka ndjekur disa ndeshje të Galatasaray. Bëhet fjalë për Devrim Ozkan, 24 vjeçe dhe aktore në disa seriale të njohur: ‘Vuslat’ dhe ‘Gelsin Hayat Bildigi Gibi’. Devrim është një nga aktoret më premtuese në Turqi, ku gëzon shumë popullaritet.