Sulmuesi i Gallatasarajit, Mauro Icardi duket se nuk e ka pritur mirë fundin e martesës së tij me Wanda Narën, e cila është zhvendosur në Argjentinë. Gazetari argjentinas Gustavo Mendez ka zbuluar se Icardi është zhytur në depresion dhe është aq keq sa ka humbur 6 kilogramë në një kohë të shkurtër.
“Icardi është në depresion, nuk ka oreks dhe ka humbur masën muskulore. Ka humbur gjashtë kilogramë“, tha gazetari argjentinas. Ai shtoi më tej se sulmuesi duket i trishtuar.
Duket se ai është prekur nga vendimi i Wanda Narës për t’i dhënë fund lidhjes dhe sigurisht që nuk e ndihmon fakti që edhe ajo zhvendosi jetën dhe aktivitetin në Buenos Aires, ndërsa ai do të qëndrojë në Turqi.