Këngëtarja e dashur e muzikës popullore Maya ka humbur këtë të shtunë nënën e saj. Kjo ngjarje e hidhur në jetën e saj e ka trishtuar shumë këngëtaren vlonjate, e cila e kujton kështu nënën e saj të shtrenjtë.
“Te dashur miq,
Ju falenderoj me gjithe shpirt, per gjithe mesazhet tuaja ngushulluese, per humbjen e nenenes time.Jua kthefsha ne gezime.
Nena ime , ishte dhe eshte idhulli im….
Behare quhet dhe nje behar ishte zemra e saj, shpirti Isaj…
Gjithe aftesite e mia si artiste i kam nga ajo… Vuajti disa vite dhe ne bashke me te…por e gezonimdhe na gezonte ..2-3 muajt e fundit luftonim me vdekjen e saj,por nuk fituam…
Por ndoshta ishte me mire keshtu, Nena ime u qetesua, …Iku nje nene , bashkeshorte , gjyshe,stergjyshe , e lumtur. E rrethuar me shume dashuri dhe respekt.”, shkruan Maya e cila i ka kushtuar edhe disa vargje të ndjera që me siguri në të ardhmen do të përkthehen në këngë.
Mamaja ime e mire,
fjale mjalte e zemer dlire,
dhe ne shtrate kur lengoje,
kengen e re time kendoje,
shume e bukur eshte me thoje…
U prefshe ne paqe o engjelli im…